Vendosni fjalën kyçe....

I kërkuar në Itali për drogë, arrestohet 44-vjeçari me tre emra në Berat


Policia në Berat ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. I arrestuari është Gazmir Polovina, i njohur dhe si Gazmend Polovina apo Julian Bebri, i cili dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Dyshohet se Polovina, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës. Gjykata e Milanos e ka dënuar me 15 vite burg.

“Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:

-Gazmir Polovina alias Gazmend Polovina alias Julian Bebri, 44 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Milanos në Itali në Mars të vitit 2013 e ka dënuar me 15 vite burg, për kryerjen e veprave penale “Organizat Kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *