Vendosni fjalën kyçe....

I zënë pritë, vritet deputeti indian, i biri dhe personeli i sigurisë


11 persona janë vrarë, mes të cilëve një deputet dhe djali i tij në një sulm me armë në Indi. Sipas mediave indiane, ndodhi në lagjen Tirap të Arunachal Pradesh, nga militantë të NSCN. Dy persona të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat.

Deputeti i Partisë Popullore Tirong Aboh, kishte marrë dhe më parë kërcënime me vdekje nga grupi i armatosur. Partia Popullore Kombëtare është pjesë e Aleancës Demokratike Veri-Lindore të udhëhequr nga BJP.

Aboh ishte duke lëvizur me makinë me eskortën e tij prej tre automjetesh, njëra prej të cilave drejtohej nga i biri. Por një grup rebel i kishte bërë pritë. Militantët e Nagës ishin të gjithë të armatosur rëndë dhe hapën zjarr në drejtim të automjeteve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *