Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 50 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në Shën Vlash, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialet D.J., ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë, këmbësori 50-vjeçar ka humbur jetën. Identiteti i tij nuk është zbuluar ende. Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia e Durrësit.