Vendosni fjalën kyçe....

Meta: EURALIUS në Shqipëri me porosi politike


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka akuzuar misionin e EURALIUS në Shqipëri. Ndërsa fliste për krizën në vend dhe Reformën në Drejtësi, Meta tha se ky mision ka vepruar me porosi politike dhe  ngriti institucione që nuk ekzistojnë në Kushtetutë.

“Kam kërkuar me shkrim angazhimin e delegacionit të BE dhe Euralius, që është një mision që paguahet me taksapaguesit evropian për të garantuar zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri sipas standardeve evropiane dhe në respekt me kushtuten dhe ligjet e Shqipërisëë. Kam folur hapur si presidentit. Më takon si president më kushtetutë të hedh shortin, por ne e dimë sa çfarë ka ndodhur një vit më parë. Kështu që të ftojmë të gjithë aktorët, jashtë kamerave, jashtë mediave, kryetarin e kuvendit, kryetarin e komisionit të ligjeve që të unifikojnë në një qëndrim të përbashkët sepse jemi në një situatë ekstraligjore, sipas parashikimeve të vetë kushtetutës, që mos kemi debate, kontestime.

Ditën e fundit Euraliuesi i çon përgjigje zyrës së Presidentit që ne në takim nuk vijmë dot sepse ne jemi mision teknik.  Një mision teknik do të thotë që kemi marrë porosi politike. Unë nuk e di dhe sot nga kush u mor kjo porosi politike. Të kërkon presidenti i Republikës, ta kërkon zyrtarisht, ta kërkon për të mirën e përbashkët dhe një reformë që e kemi bërë të gjithë bashkë, ku do të diskutohet me të gjithë institucionet. Kur bëhet fjalë për gjërat e rëndësishme të një vendi. Për Kushtetutën e një vendi, për gjykatën Kushtetuese të një vendi, për Inspektorin e Përgjithshëm që është aq i rëndësishëm sipas kësaj reforme.

Kam  një pyetje për të gjithë: Ky EURALIUS si i jep një vërtetim një kryetari shumë të nderuar të Komisionit të Ligjev,  për të zgjedhur një institucion që nuk ekziston në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim të hapur me Kushtetën e Shqipërisë? Kjo nuk mund të jetë drejtësi evropiane, në rast se nuk e shikojmë dhe nuk e vlerësojmë këtë gjë. Kjo nuk do të luftojë korrupsionin më shumë , krimin e organizuar dhe të garantojë të drejtat e njeriut dhe në fund fare këto historitë e peshqve i keni dëgjuar dhe vazhdoni dëgjojini. Unë kam thënë që në fillim dhe do e them prapë.

Reforma në Drejtësi do të jetë e suksesshme kur në Shqipëir të ketë më shumë investime amerikane, gjermane, britanike dhe nga vendet më të zhvilluara, bizneset e të cilave kanë si kriter kryesor sistemin e drejtësisë dhe të gjykatave.”, janë fjalët e Metës.

Presidenti tha mes të tjerash se Reforma në Drejtësi nuk mund të quhej e suksesshme, për sa kohë nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *