Presidenti Meta i ka cilësuar si djallëzore thirrjet për bashkimin e të gjithë shqiptarëve, serbëve etj.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se këto thirrje bëhen nga politikanët autoritarë në rajon dhe se kanë si qëllim shmangien e llogaridhënies së brendshme dhe spostimin e vëmendjes së opinionit publik.
“Dëgjojmë shpesh: “Pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Pse të mos bashkohen të gjithë serbët? Pse të mos bashkohen të gjithë kroatët? Pse të mos bashkohen të gjithë boshnjakët?” Këto delirime, gjoja patriotike, më shumë se sa folklorizëm, janë një diabolizëm i gjallë. Është një përpjekje e politikanëve autoritarë, shpeshherë në mënyrë të koordinuar, për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit dhe përgjegjësitë e tyre.” – shkruan Meta.