Vendosni fjalën kyçe....

Mustafa e Kurti bashkojnë forcat për të rrëzuar Haradinajn


LDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje pritet të kërkojnë një mocion mosbesimi në parlament ndaj qeverisë së Kosovës. Lëvizja vjen pas takimi të krerëve të partive respektive, Mustafa e Kurti, ditën e sotme.

Në shkrimin e postuar nga LDK-ja në faqen e saj në Facebook theksohet se shkaqet për këtë mocion janë  mosfunksionimi i institucioneve të dala nga zgjedhjet  viit 2017. Sipas dy forcave politike, Kosova është përfshirë nga një mori skandalesh, korrupsioni, papunësia  nepotizmi.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në mëngjesin e sotëm u takua me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Dy liderët e partive opozitare në Kosovë, diskutuan për organizimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së koalicionit PAN.

LDK, në nëntor të vitit të kaluar, kishte aprovuar Platformën Zgjedhore duke konstatuar se institucionet e dala nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 nuk po e bëjnë punën e tyre në interes të vendit dhe të forcimit e të konsolidimit të shtetit të Kosovës, se Kuvendi i Republikës së Kosovës është bërë jofunksional dhe se Qeveria e koalicionit qeverisës nuk përfaqëson shumicën në Kuvend.

Rrjedhimisht, LDK vlerësoi se vendi duhet të shkojë në zgjedhje përmes votës së mosbesimit ndaj Qeverisë aktuale ose përmes shpërndarjes së Kuvendit duke kërkuar nga të gjitha organet e LDK-së angazhim të plotë dhe të gjithanshëm për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme.

Z. Mustafa dhe z. Kurti vlerësuan se edhe përkundër faktit që grupet parlamentare të LDK-së dhe të LVV-së bashkërenditën aktivitetin opozitar kundër qeverisjes së dëmshme dhe një mori skandaleve të kësaj qeverie dhe të këtij koalicioni, situata në Kosovë po përkeqësohet.

Korrupsioni i lartë, papunësia, nepotizmi dhe ikja e njerëzve nga Kosova janë dëshmitë më të mira se vendit i nevojitet qeveri e re e përgjegjshme.

Në ditët në vijim, grupet parlamentare do të veprojnë në organizimin e mocionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *