Vendosni fjalën kyçe....

“Punë ka, por s’ka profesionistë”, agjencia shtetërore e “ndrit” me punësimet


“Punë ka, por s’ka profesionistë”, ishte shprehja e kryeministrit Rama pak muaj më parë teksa fliste për shkollat profesionale dhe papunësinë në vend.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit është agjencia shtetërore që ndihmon në punësimin e personave që nuk e kanë një të tillë. Në një rast të publikuar sot në Facebook, tregohet historia e një studenteje e cila pasi ka mbaruar studimet për Teknologji Automobilash, falë ndërmjetësimit të këtij shërbimi është punësuar si ndihmës laborante në një kompani private.

Ndërkohë komentuesit pyesin me shpoti se çfarë lidhjeje ka mes degës teknologji automobilash me laboratorin.

“Remilda pasi përfundoi studimet Bachelor në degën Teknologji Automobilash, si çdo i ri pas përpjekjeve individuale për të gjetur punë, j’u drejtua Zyrës së Punësimit Krujë, me besimin se do të ishte rruga e duhur që do e dërgonte drejt një punësimi të suksesshëm.

Falë bashkëpunimit me subjektin “Cement Factory”, Remilda arriti të punësohej si ndihmës laborante në këtë kompani.

Duke i uruar suksese Remildës, falënderojmë “Cement Factory” për besimin që tregon ndaj kandidatëve tanë dhe gjithashtu, ftojmë çdo punëkërkues të drejtohet pranë Zyrës së Punësimit Krujë, pasi mundësi konkrete punësimi j’u presin.” – shkruhet në postimin e SHKP-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *