Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen protestat e studentëve, sot në 12:00 para Ministrisë së Arsimit


Studentët sot do t’i rikthehen protestave.Sot rreth orës 12:00, ata kanë lajmëruar se do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit, pasi sipas tyre premtimet për realizimine  kërkesave të tyre nuk janë mbajtur.

Studentët e Universitetit të Korçës, organizuan një mbledhje prej 6 orësh me përfaqësues nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, lidhur me pakënaqësitë e studentëve me “Paktin për Universitetin” dhe kërkesave të papërmbushura.

Pas mbledhjes studentët kanë dalë me një vendim zyrtar, për rinisjen e protestave studentore.

“Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

-Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

-Portali i transparencës të bëhet funksional

-Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

-Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

-Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

-Stazhet të paguhen të plota

-Rankimi i programeve të studimit

-Përmirësimi i kurrikulave mësimore

-Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

-Afrimi i provimit  të licencës (1 muaj mbas stazhit)“, thuhet në njoftimin e studentëve.

Mësohet se mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, disa do të protestojnë në Tiranë, e ndërsa studentë të tjerë në universitetet përkatëse.

Për rinisjen e protestave të studentëve ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan: “Rikthehet fuqishëm Uragani Studentor!

Nesër në ora 12:00 studentët nga gjithë Shqipëria protestojnë para Ministrisë së Arsimit kundër marshtrimeve të Edvinit dhe kakistokracisë së tij.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *