Vendosni fjalën kyçe....

Sekuestrohet 1 milion euro pasuri e paluajtshme në Durrës


Prokuroria e Durrësit dhe policia kanë sekuestruar 1 milion euro pasuri të paluajtshme si dhe 30 milionë lekë e 5.770 euro.

Pasuritë e lartpërmendura i përkasin 57-vjeçarit me iniciale Sh.S., me të shkuar kriminale.

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale është arritur të dokumentohet se 57-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro, të cilat dyshohet të jenë përfituar nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm.

Materialet hetimore u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *