Vendosni fjalën kyçe....

Riaktivizohen studentët – Nisin protestat kundër Ramës


Ashtu siç kishin paralajmëruar, në këto momente studentët po marshojnë drejt godinës së ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke lëshuar 

Me pankarta në duar, studentët pohuan  se propaganda e qeverisë ka dështuar, ndërsa kanë publikuar edhe kërkesat e tyre zyrtare.

Ata i kanë parashtruar 14 kërkesa ndaj ministers së Shëndetësisë, Shahini, duke i lënë kësaj të fundit 24 orë për plotësimin e tyre. Në të kundërt nesër do zhvillojnë sërish protestë para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pas parashtrimit të kërkesave dhe thyerjes së xhamave ata kanë marshuar drejt fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku janë pritur nga një pjesë tjetër e studentëve.

Ata kanë lëshuar akuza në drejtim të kryeministrit Rama dhe ministres Shahini, që sipas tyre nuk i kanë përmbushur kërkesat e tyre të dala pas protestave të muajit dhjetor.

Studentët kanë nisur protestën përpara Ministrisë së Arsimit, si shenjë të pakënaqësisë ndaj premtimeve të pambajtura të qeverisë.

Ata janë nisur të organizuar nga qendra në drejtim të ministrisë, me thirrjet “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”.

Kur janë vendosur përpara godinës së ministrisë, studentët nuk kanë kursyer as hedhjen e tymueseve dhe shisheve plastike.

Disa xhama të godinës janë thyer gjithashtu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *