Të diplomuarit e kolegjit Morehouse janë surprizuar të dielën, kur miliarderi Robert F. Smith njoftoi gse do të paguante borxhin e kredisë studentore për klasën e të sapodiplomuarve.
“Në emër të tetë brezave të familjes sime që kanë qenë në këtë vend, ne do të vendosim pak karburant të vogël në autobusin tuaj”, tha Smith para të sapodiplomuarve në Atlanta.
Nuk ka nevojë t’i imagjinoni fytyrat e studentëve të surprizuar, pasi videoja e mëposhtme i tregon të gjitha. Duartrokitje, befasi dhe lotët në fytyrat e tyre.
Shuma e saktë që do të mbulojë pagesat për 396 studentët ende po llogaritet, tha presidenti i shkollës David Thomas për “CNN“. Shuma ka gjasa të jetë në dhjetëra milionë dollarë. Thomas e quajti gjestin e Smithit “një dhuratë çlirimi”.
Studentët nuk mund t’u besonin veshëve kur Smith bëri njoftimin.
“Ne po shihnim njëri-tjetrin dhe pyesnim. A është ai serioz? Janë shumë para“, tha 21-vjeçari Robert James.
Një tjetër student tha: “Kisha llogaritur të paguaj 25 vite të jetës time me gjysmë rroge. Nuk duhet të jetoj më me sanduiçë”.
Morehouse College është një nga universitetet më të njohura në Amerikë që i kushtohet afro amerikanëve, pikërisht meshkujve. Ndër studentët më të njohur, përmendim edhe Martin Luther King.