Vendosni fjalën kyçe....

23-vjeçari kapet me kokainë në lagje, policia i gjen dhe dy pistoleta në shtëpi (VIDEO)


Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pas akuzave për shitje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. I riu me inicialet B.B, u arrestua në flagrancë me kokainë në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Pas një kontrolli në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine.

DETAJET E POLICISË

Goditet një tjetër rast në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje. Finalizohet operacioni i koduar “Silenciatori” .

Sekuestrohen 2 dy armë zjarri me silenciator dhe 240 doza kokainë. Në pranga poseduesi i tyre Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe goditjen e rasteve në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Silenciatori”.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 23 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në flagrancë në një rrugicë në lagjen “Pavarësia”, me një sasi dozash Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri Pistoleta me silenciator, një sasi tjetër me doza Kokaine, gjithsej 240, si dhe një peshore elektronike.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *