Vendosni fjalën kyçe....

3 vizita në katër muaj. Gjermanët presin sërish Ballukun


Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku, ndodhet sërish në Gjermani.

Në darkën zyrtare të mbajtur në kuadër të ministerialit të “International Transport Forum” në Leipzig, ku morën pjesë 36 ministra nga e gjithë bota, Balluku ka takuar ministrin gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer.

Sikurse thuhet në një njoftim të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dy ministrat kanë folur për “ecurinë e reformave në Shqipëri, investimet e huaja në fushën e transportit dhe sfidave që kemi përpara në këtë moment kaq të rëndësishëm për zhvillimin e vendit dhe bashkëpunimi e mbështetja që qeveria federale gjermane na ofron.”

Duket se Balluku është ministrja e preferuar nga gjermanët në kabinetin e Ramës, pasi vetëm në katër muaj e ka vizituar 3 herë Gjermaninë.

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Gjermani në janar, Balluku takoi ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier, i cili ofroi mbështetjen e vendit të tij sa i takon investitorëve të huaj në sektorin energjitik në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *