Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë deklaroi Haradinaj për taksën 100% ndaj prodhimeve që hyjnë nga Shqipëria


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, është deklaruar lidhur me lajmin që qarkulloi ditën e djeshme për vendosjen e një takse 100% ndaj mallrave që hyjnë në Kosovë nga Shqipëria.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, Haradinaj e pranoi qenien e disa mosmarrëveshjeve tregtare mes Prishtinës dhe Tiranës por pohoi se ka besim te zgjidhja e tyre.

“Me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, por kemi disa mosmarrëveshje për tregti, treg dhe disa masa dhe shpresoj që do t’i zgjidhim.” – tha Haradinaj.

Një ditë më parë, kreu i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Jaka, tha se angazhimi i qeverisë shqiptare për lehtësimin e tregtisë mes vende nuk ka funksionuar dhe paralajmëroi se nëse Shqipëria nuk heq barrierat për miellin, birrën dhe pataten në 2 muajt në vijim, atëherë Kosova mund të vendosë taksë 100% për prodhimet shqiptare.

“Angazhimi sipërfaqësor i qeverisë shqiptare për të lehtësuar tregtinë nuk ka funksionuar teksa Kosovës i ka humbur durimi. Nëse Shqipëria nuk heq barrierat penguese për miellin, birrën dhe pataten në dy muajt në vijim Qeveria e Kosovës do ta aplikojë reciprocitetin në marrëdhëniet tregtarë me Shqipërinë, duke lajmëruar një taksë 100 për qind për prodhimet shqiptare.” – tha dje Jaka.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *