Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, ka njoftuar se ka shtuar 17 akuza të reja kundër themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange, duke përfshirë edhe aktin e spiunazhit të lidhur me publikimin e materialeve të klasifikuara.
Thuhet në njoftim se themeluesi i WikiLeaks, në mënyrë të paligjshme publikoi informacione të klasifikuara dhe komplotoi dhe asistoi së bashku me ish-anëtaren e inteligjencës ushtarake amerikane, Chelsea Manning në publikimin e materialeve të klasifikuara.
Julian Assange, qëndroi për shtatë vjet në ambasadën e Ekuadorit në Britaninë e Madhe, raporton Euronews.
Ai këtë vit, u arrestua nga policia britanike, pasi që qeveria e Ekuadorit ia refuzoi azilin.
Assange, gjithashtu akuzohet nga autoritetet suedeze, për përdhunimin e dy grave. Prokurori na Suedi ka rihapur rastin ndaj tij dhe ka kërkuar të ekstradohet atje.
Gjithashtu, kërkesën për ekstradim e kanë bërë edhe autoritetet amerikane.