Templates by BIGtheme NET

Holanda kërkon tribunal për krimet masive të ISIS

Holanda është duke bërë thirrje për krijimin e një tribunali për përndjekjen e anëtarëve të ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilët janë përgjegjës për “krimet e tmerrshme masive”.

Ministri i jashtëm holandez, Stef Blok, e bëri këtë propozim në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjatë ditës së enjte, ku po flitej për mbrojtjen e civilëve që gjenden në zonat e konfliktit, duke thënë se anëtarët e ISIS-it duhet të mbahen përgjegjës për dhunën e përdorur ndaj civilëve, dhe thyerjen e ligjeve ndërkombëtare.

Ai tha se luftëtarët e Shtetit Islamik janë përgjegjës për krimet e tmerrshme masive, dhe duhet përndjekur, nga një tribunal special ndërkombëtar.

“Unë jam i vetëdijshëm për pengesat që mund të dalin rrugës për këtë qëllim” tha Blok, duke shtuar se “ne duhet të mbajmë në mend: Drejtësia është parakusht për një paqe të qëndrueshme dhe siguri”

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto