Vendosni fjalën kyçe....

Kapen 36 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohen 3 persona


Policia greke sekuestroi ditën e sotme 36 kg marijuanë në kufirin me Shqipërinë. Droga u kap në Sajdhe të Igumenicës.

Policia greke ndaloi një mjet ku janë sekuestruar 28 pako me 35 kg 950 gram marijuanë dhe është arrestuar shoferi 44-vjeç, kombësia e të cili nuk bëhet e ditur.

Është ndaluar një mjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës ku janë arrestuar një mashkull 50-vjeç dhe një femër 40-vjeç. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 celularë. Policia greke prej fillimit të vitit 2019 ka sekuestruar 3.9 ton drogë,  sasi kjo, e cila kishte si pikënisje Shqipërinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *