Templates by BIGtheme NET

Komisionerët e Ramës bllokojnë opozitën për të vëzhguar zgjedhjet vendore

Komisioni zgjedhor i Zgjedhjeve ka rrëzuar kërkesën e PD-së dhe LSI-së për komisionerë në KZAZ. Ky vendim u mor me katër vota pro dhe 1 kundër. Sekretari për Çështjet Zgjedhore i PD-së në KQZ, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha për mediat: “KQZ në mënyrë të paprecedentë, antiligjore dhe me urdhër të drejtpërdrejtë politik nga eksponentët më të lartë të PS-së, iu nënshtruan presionit joligjor dhe i mohuan opozitës së bashkuar të drejtën për të paraqitur komisionerë”

“Imagjinoni të gjithë çfarë procesi zgjedhor po përgatitet për në datën 30 qershor. Do t’i drejtohemi partnerëve ndërkombëtaarë të cilët monitorojnë procesin, në veçanti misionit të OSBE-ODIHR”, tha më tej Kaso.

Sekretari për Çështjet Zgjedhore sjell në kujtesë: “PS ka katër anëtarë të propozuar drejtëpësëdrejti në kundërshtim me ligjin kur i takon të ketë vetëm dy anëtarë të propozuar prej saj.”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 5 anëtarë, kryetari Klement Zguri dhe anëtarët Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Përveç Zgurit, të katët përfaqësojnë Partinë Socialiste.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto