Vendosni fjalën kyçe....

KQZ bllokon dorëheqjet e dy kandidatëve të Bindjes Demokratike


Pas mbledhjes së djeshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bllokuar tërheqjen nga kandidimi të dy kandidatëve të partisë së Astrit Patozit, Bindja Demokratike. KQZ njofton se ka vendosur të refuzojë kërkesën e kandidatit për bashkinë e Lezhës Salvador Kaçaj për t’u larguar nga gara.

“Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Lezhë z. Salvador Kaçaj. KQZ vendosi mospranimin e kërkesës së z. Salvador Kaçaj.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së për mediat.

Kujtojmë se kandidati i Bindjes Demokratike dha dorëheqjen vetëm tre ditë më parë, duke e quajtur procesin zgjedhor një “proces farsë në shërbim të Ramës”.

Nga ana tjetër, KQZ ka vendosur të çojë në Prokurori kandidatin tjetër të Bindjes demokratike, Bledar Sinellën. Ky i fundit u tërhoq gjithashtu nga gara, duke thënë se as nuk kishte firmosur fare për të kandiduar, duke akuzuar partinë se i ka falsifikuar firmën.

 “Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokumenteve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.”, thuhet në njoftimin e KQZ. .

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjithashtu të refuzojë listën shumemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kuq e Zi, pjesëtare e Koalicionit ‘Shpresa për Ndryshim’. Por nuk jepet asnjë arsye për këtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *