Templates by BIGtheme NET

“KQZ-ja trupë e paligjshme që po kriminalizon zgjedhjet në shërbim të qeverisë” – LSI akuza të forta

LSI ka lëshuar akuza të forta në drejtim të KQZ-së, pas vendimit të kësaj të fundit për mosregjistrimin e komisionerëve të opozitës.

Në një deklaratë për mediat nga selia e partisë, zëvendëskryetari, Luan Rama, tha se KQZ-ja ëhstë një trupë e paligjshme që po ndërmerr shërbimin e radhës por njëkohësisht krimin dhe paligjshmërinë e radhës pas vendimit të marrë ditën e sotme.

“KQZ-ja është një trupë krejt e paligjshme dhe sot ka ndërmarrë hapin e radhës, duke kryer shërbimin e radhës ndaj qeverisë dhe paligjshmërin e radhës lidhur me zgjedhjet ne Shqipëri. Mosregjistrimi i komisionierëve të opozitës është përpjekja e radhës për të bërë të mundur që farsa zgjedhore të jetë skandaloze dhe me përmasat e një krimi elektoral, pa shkuar ende në zgjedhje.” – tha Rama.

Më tej ai shtoi se sitata në cilën ndodhet vendi dhe vendimi i KQZ-së është pjesë e teatrit absurd ndërsa theksoi se më 30 qershor në Shqipëri nuk do ketë zgjedhje lokale.

“E gjitha është një absurd i tërë. Jo vetëm nuk ka garë, pasi opozita nuk merr pjesë, por për fat të keq pjesë e instrumenteve është bërë edhe KQZ-ja, që me 4 përfaqësues nga mazhoranca është në ilegjitimitet të plotë, në shkelje të kodit zgjedhor dhe instrumenti i një veprimtarit të nisur më herët që tregon se 30 qershori nuk do jetë datë zgjedhjesh në vend. Më këtë sjellje, që po demonstron mazhoranca dhe qeveria, konfirmon se duke qenë produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara kërkon të mbulojë gjurmët e krimit.” – mbylli ai.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto