Ka nisur këtë të enjte votimi për Parlamentin Europian. Në një proces zgjedhor që zgjat katër ditë, vendi i parë që do të votojë është Britania e Madhe, që ironikisht pritet të largohet nga ky union.
Votimet në Irlandë do të nisin nesër. Në Republikën Çeke, Letoni, Maltë dhe Sllovaki votojnë më 25 maj dhe 21 vendet e tjera të BE-së do të votojnë më 26 maj.
Sikurse shkruan “Telegraph“, rezultatet e çdo vendi do të dalin në mbrëmjen e 26 majit, pasi të mbyllet qendra e fundit e votimit.
Këto zgjedhje do të ndikojnë jo vetëm në politikën e Brukselit për pesë vitet e ardhshme, por, deri në një farë mase, në të ardhmen e vetë projektit të Bashkimit Europian.
Në vitin 2014, nacionalistët armiqësorë me BE-në dyfishuan praninë e tyre në kuvend, kryesuan sondazhet në Britani dhe fituan një referendum të vitit 2016, që çoi në largimin e një prej anëtarëve më të mëdhenj të bllokut. Epo, pothuajse sepse procesi i Brexit akoma s’ka përfunduar.
Pesë vjet më pas, sondazhet do thonë se euroskeptikët do të fitojnë përsëri. Por Brexit pritet të ndodhë, ose jo. Ka edhe zëra që kjo gjë s’do të ndodhë.
Armiqtë më të ashpër të Brukselit do të vazhdojnë të luftojnë për 20% dhe e djathta ekstreme ka marrë një goditje të rëndë nga skandali në lidhje me marrëveshjen e filmuar zv.kancelarit austriak me mbesën e një oligarku rus.