Një baba në Turqi ka aksidentuar për vdekje vajzën e tij 7-vjeçare në Hatay të Turqisë. Sikurse shkruan internethaber.com, burri shtypi gazin në vend të frenave kur po parkonte makinën në oborrin e shtëpisë së tij, duke përplasur vogëlushen.
Pavarësisht ndërhyrjes së ndihmës së shpejtë në vendngjarje, fëmija i identifikuar si Melisa. O nuk mundi t’ë mbijetonte.
Autoritetet turke kanë ndaluar babanë e 7-vjeçares dhe një ekip ka nisur hetimet për aksidentin.