Shembet hyrja e Komisariatit Nr.6 në Tiranë. Incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, por vetëm sot ka qarkulluar si informacion.
Për fat të mirë nga ngjarja nuk ka të lënduar, ndërsa sot janë vendosur skelat dhe po punohet për rikonstruksionin e pjesës hyrëse të ndërtesës.
Por ajo që është e pazakontë është fakti që godina ishte inauguar në janar të këtij viti, nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.
Godina e re e këtij komisariati do të kushtonte plot 239 milionë lekë, sikurse deklaroi asokohe Veliu. Më poshtë keni edhe një video nga inaugurimi i Komisariatit./Hashtag.al