Templates by BIGtheme NET

Zëdhënësi i Metës: Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë ‘na fitorja në fitorje’

Zëdhënësi presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar lidhur me qëndrimet e ambasadorit të BE-së Luigi Soreca dhe kryeministrit Edi Rama për Reformën në Drejtësi.

Blushi thotë se prsidenti ka bërë dhe do vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të Reformës në Drejtësi, të cilën vetë Meta dje nuk e konsideroi aspak sukses duke marrë parasysh mungesën e një Gjykate Kushtetuese në vend.

“Kam vetëm një qëndrim për të dy. Presidenti i Republikës, jo vetëm i ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme deri tani, në mënyrë transparente e sistematike, të dokumentuar dhe informale, konstruktive e gjithëpërfshirëse, por edhe do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për zbatimin kushtetues të reformës në drejtësi, për të evituar vonesat, kolapsin, zbatimin e njëanshëm e përçarës dhe kapjen e sistemit. Presidenti nuk do të lodhet edhe në të ardhmen, si detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë, të punojë në këtë frymë. Ndërkohë Presidenti nuk ndalon askënd, të këndojë ‘na fitorja në fitorje’, si në variantin solo, ashtu edhe në kor.”, tha Blushi.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryeministri Rama e konsideroi një sukses Reformën në Drejtësi, të njëjtin qëndrim mbajti edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca. Por presidenti Ilir Meta, ua preu eksitimin në mes, duke i kujtuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese.

“Shumë mirë që flisni për sukseset e Reformës në Drejtësi, por kemi kaq kohë pa Gjykatë Kushtetuese.

Unë jam presidenti i Shqipërisë dhe s’di ç’përgjigje të jap se kur do jetë funksionale Gjykata Kushtetuese.” , janë fjalët e presidentit.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto