Vendosni fjalën kyçe....

Alarm për bombë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, policia rrethon zonën (VIDEO)


Paraditen e sotme policia ka marrë një telefonatë kërcënuese e cila lajmëronte vendosjen e një bombe pranë Këshillit Gjyqësor në Prishtinë. Sikurse shkruan “Klan Kosova”, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë afër dy objekteve dyshohet se ndodhen  mjete të dyshuara shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e Policisë dhe janë duke bërë ekzaminimin dhe lajmi është konfirmuar dhe nga Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë.

Në këtë rrugë ndodhet objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe stacioni i policisë “Qendra”.

Skënder Çoçaj, i cili është kreu i KGJK-së, pranoi se sot kanë pranuar një kërcënim përmes një telefonate anonime.

“Derisa ishim në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sigurimi na njoftoi se paska marrë një telefonatë në recepsion të Këshillit Në telefonatë, me aq sa i kam marrë informatat e para, është thënë ‘kena me ju shfaros juve dhe Gjykatën Speciale’. Nuk e dimë se në çka kanë aluduar”, tha Çoçaj.

Mësohet se punëtonjësit janë avakuuar nga ndërtesa e Prokurorisë Speciale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *