Vendosni fjalën kyçe....

Basha fushatë për zgjedhjet në BE, thirrje shqiptarëve: Votoni Manfred Weber


 

Përmes një videomesazhi live nga selia e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha, u ka kërkuar shqiptarëve që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian dhe me të drejtë vote, që të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Basha u kërkon shqiptarëve të votojnë për partitë si motra të Partisë Popullore Europiane dhe kandidatin e tyre, Mandfred Weber. Sipas Bashës, kjo votë shkon direkt për integrimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

“Të dashur miq ju përshëndes nga Partia Qendrore e PD në Tiranë.

Ky mesazh ju drejtohet të gjithë bashkëqytetarëve tanë dhe gjithë shqiptarëve kudo ku ndodhen në shtetet anëtare të BE-së.

Vëllezër dhe motra, të dashur bashkëkombas, në Shqipëri po zhvillohet një betejë për jetë a vdekje, për standardet dhe vlerat europiane, për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të drejtësisë me një standart dhe barazisë përpara ligjit, të lirisë ekonike dhe dinjitetit për gjithë qytetarët shqiptarë. Këto janë vlerat europiane për të cilat po lufton Partia Demokratike dhe opozita e Bashkuar.

Por këto ditë një tjetër betejë po zhvillohe në të gjitha vendet anëtare të BE, zgjedhjet për PE janë një betejë për vlerat europiane, për ta mbajtur Europën të fortë dhe të bashkuar, demokratike dhe të lirë mendjehapur dhe të vendosur për të siguruar integrimin europian dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE së toku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Kërkesa ime ndaj jush vëllezër dhe motra, është që të ndani pak minuta nga koha juaj, t’i drejtoheni kutive të votimit dhe të zgjidhni Partinë Popullore Europiane, partitë tona si motra. Të zgjidhni partitë si motra të Partisë Popullore Europiane, kudo ku ndodheni. Të zgjidhni partitë si motra të partisë që ka udhëhequr Europën drejt kohërave të lirisë, demokracisë dhe prosperitetit më të pashembullt në këto 70 vite. Në këtë mënyrë do të keni votuar për të përmirësuar pozitat tuaj si shtetas të vendeve anëtare të BE-së.

Ndaj ju bëj një thirrje nga zemra, ndani disa minuta të çmuara nga koha juaj, për një gjë më të çmuar, një Parlament Europian ku Partia Popullore Europiane të jetë dhe të mbetet përsëri forca kryesore vendimarrëse me anë të së cilës do të arrijmë që në të gjitha vendet tona, veçanërisht në Shqipëri të mund të hapim rrugën e bllokuar drejt integrimit europian.

Në emër të PD-së, në emrin tim personal ju ftoj të votoni partitë si motra të Partisë Popullore Europiane dhe kandidatin tonë për kryetar të Komisionit Europian, zotin Manfred Ëeber. E sotmja, e nesërmja dhe e pasnesërmja, do të jenë ditë deçizive”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *