Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh me video për shqiptarët: Më 25 maj tregojmë vendosmërinë për liri e demokraci


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin në protestën e nesërme, më 25 maj para kryeministrisë.

Kryedemokrati ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku thotë se nesër shqiptarët duhet të tregojnë vendosmërinë për liri, demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli.

“Të gjithë në Tiranë nesër, më 25 maj në orën 19:00, për të treguar vendosmërinë tonë për liri, për demokraci, për zgjedhje të lira e një qeveri nga populli, të popullit dhe për popullin, për Shqipërinë si e gjithë Europa. Asnjë hap pas! #25maj #ShqipëriaSiEuropa.” – shkruan Basha.

Kreu i PD-së ka zhvilluar një sërë takimesh  në qytete të ndryshme të vendit në vigjilje të protestës së 25 majit.

Ai ka deklaruar se nuk do ketë asnjë marrëveshje me Ramën duke kërkuar dorëheqjen e tij si hapin e parë për kapërcimin e krizës dhe shkuarjen në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *