Vendosni fjalën kyçe....

“Folën shqip”, 36-vjeçari shqiptar qëllohet në sy të gruas


Një shqiptar 36-vjeçar u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në një park të vogël në Hamburg-Rahlstedt.

Mediat gjermane shkruajnë se shqiptari është qëlluar nga një mik që me shumë gjasa ishte gjithashtu shqiptar.

36-vjeçari ishte i shoqëruar nga një grua, kur ishte ndeshur me një person tjetër. Sipas gruas, ata të dy folën shqip dhe më pas ai i tha të shtrihej përtokë dhe të mbulonte fytyrën, ndërsa qëlloi me armë 36-vjeçarin.

Plumbi e preku shqiptarin 36-vjeçar në shpatull dhe e plagosi rëndë. Falë kujdesit mjekësor, shqiptari nuk është më në rrezik për jetën.

Pritet që së shpejti ai të merret në pyetje, për të zbuluar identitetin e autorit. Deri më tani, hetuesit e komisionit të vrasjes të Zyrës Shtetërore të Hetimeve Penale, janë mbështetur vetëm në gjurmët e vendit të ngjarjes dhe në deklaratat e gruas.

Për këtë arsye, policia kërkon dëshmitarë të cilët e kanë parë krimin ose mund të japin informacione për personat e përfshirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *