Vendosni fjalën kyçe....

Investigimi i “BBC”-së trondit britanikët: Personat me aftësi të kufizuara dhe autikët abuzohen në spital (VIDEO)


Policia britanike ka nisur një hetim pas një investigimi të “BBC“-së lidhur me një spital në Durham dhe 16 punonjës të këtij spitali janë pezulluar.

Në spitalin privat “Whorlton Hall” të financuar nga “NHS”, pacientët me aftësi të kufizuara dhe autizëm tallen, frikësohen dhe keqtrajtohen.

Investigimi i publikuar të mërkurën, ishte rezultat i dy muajsh filmime sekrete nga gazetarja Olivia Davies.

Pamjet përfshinin skena tronditëse ku mund të dëgjohen disa punonjës duke përdorur gjuhë ofenduese për pacientët, ndërsa një tjetër e quan spitalin “shtëpi të mongolëve”. Një nga punonjësit po ashtu rrëfen se si  në një rast e ka përplasur një prej pacientëve përtokë.

Ekspertë të “BBC”-së e konsideruan mënyrën e trajtimit të pacientëve të pacientit “torturë psikologjike”.

Të enjten, ministrja në Departamentin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social i quajti pamjet “shqetësuese“.

Dinenage tha: “Veprimet e zbuluara nga ky program janë mjaft të tmerrshme, nuk ka fjalë të tjera për ta përshkruar atë”.

Ajo shtoi: “Në emër të sistemit shëndetësor dhe të kujdesit, më vjen keq që kjo ka ndodhur.

“Një gjë për të cilën ne të gjithë mund të bien dakord … ajo që u tregua natën e kaluar nuk ishte aspak përkujdesje”.

Departamenti për Kujdesin Shëndetësor dhe Social deklaroi se i ka trajtuar akuzat për abuzim me “seriozitetin maksimal”, por nuk ka mundur të komentojë më tej për shkak të hetimit të policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *