Vendosni fjalën kyçe....

Ish-diplomates amerikane Victoria Nuland i refuzohet viza nga Rusia


Ish-diplomates amerikane Victoria Nuland, e njohur më së shumti për shpërndarjen e biskotave për protestuesit gjatë grushtit të shtetit në Ukrainë, papritmas ka zbuluar se ajo ishte në listën e zezë të Rusisë kur iu refuzua kërkesa për vizë.

Ish-ambasadorja amerikane në NATO dhe ndihmës sekretarja e shtetit për Euroazinë më së shumti njihet për mbështetjen e saj ndaj grushtit të shtetit në Ukrainë që rrëzoi qeverinë në Kiev dhe hedhjen poshtë të shqetësimeve të aleatëve evropianë të Uashingtonit për ndërhyrjen në Ukrainë.

Ajo ka qenë mbrojtëse e sanksioneve anti-ruse që nga viti 2014 dhe vetëm muajin e kaluar haptazi shprehu dyshim në angazhimin e Rusisë për përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në

Këtë muaj megjithatë, “RT” shkruan se ajo vendosi të vizitojë Rusinë, për të marrë pjesë në një konferencë me dyer të mbyllura të organizuar nga këshillat ruse dhe gjermane mbi marrëdhëniet e jashtme.

Por planet e Nuland hasën një pengesë kur iu mohua viza e hyrjes në Rusi. Ish-zyrtarja e Departamentit të Shtetit, u gjet në listën e zezë të hartuar nga Rusia si përgjigje të sanksioneve kundër zyrtarëve rusë nga Uashingtoni. Victoria Nuland është angazhuar dhe me çështjet e Shqipërisë dhe Kosovës.

VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *