Një 26-vjeçar nga Gjirokastra, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi dyshohet se ka tentuar të kultivojë kanabis.
Sipas policisë, 26-vjeçari me inicialet R.R., në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar, u kap në flagrancë me rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidanë.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër
Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të territorit është goditur një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:
R.R., 26 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër.
Nga informacionet e marra në rrugë policore se në vendin e quajtur “Përroi i Verës”, në afërsi të fshatit Picar po tentohen te kultivoheshin kubikë me fara Cannabis Sattiva, shërbimet e Komisariatit Gjirokastër ushtruan kontroll në këtë vend.
Si rezultat i kontrollit shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë.
U gjetën rreth 100 kubikë në të cilat ishin kultivuar fara Cannabis Sattiva si dhe disa fidane.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.