Vendosni fjalën kyçe....

Largohet Gjergj Prendi, emërohet prefekti i ri i Lezhës


Zgjidhet prefekti i ri i Lezhës. Pas shkarkimit të Gjergj Prendit si prefekti i Lezhës, në këtë detyrë është zgjedhur Gjokë Jaku.

Ky i fundit është një nga eksponetet më të rëndësishem të Partisë Socialiste në qarkun e Lezhës dhe ka mbajtur një sërë fundksionesh politike, duke nisur nga kryebashkiak i Lezhës, deputet, zv. Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe zv.kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Shqipërisë.

Jaku ka qenë edhe më parë prefekt, por i Shkodrës.

Gjergj Prendi ka mbajtur detyrën si prefekt për rreth 18 muaj por në prag të zgjedhjeve vendore, kur përballemi me një situatë të ndërlikuar politike, ai është shkarkuar.

Gjokë Jaku, prefekti i ri

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *