Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të takohet me Kancelaren gjermane, Merkel, më 31 maj.
Vizita vjen pas anulimit të një tjetër takimi që ishte parashikuar më herët por nuk u zhvillua për shkak të një vizite të paplanifikuar në Irak. Lajmi është dhënë nga një zëdhënëse e qeverisë gjermane.
Zëdhënësja shtoi se Merkel do të theksojë në bisedime se tensionet me Iranin lidhur me programin e saj bërthamor dhe rolin në Lindjen e Mesme duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore, raportoi “Reuters”.