Qendra e majtë është duke festuar në Holandë, pasi sondazhet e exit-poll-eve paraprake për zgjedhjet europiane tregojnë një rikthim të tyre në skenë, kundër populistëve.
Populistët janë ndër partitë europiane që shquhen për popitikat e tyre kundër zgjerimit dhe kundër pranimit të emigrantëve.
Rezultatet do të dalin të shtunën, bashkë me vendet e tjera të BE, por laburistët holandezë po festojnë për shkak të një rezultati të ndjeshëm nga exit-poll-et.
Edhe mediat kryesore në Holandë po flasin për rikthimin e qendrës së majtë.