Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti i Iranit: Nuk dorëzohemi para SHBA-së edhe nëse na bombardojnë


Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani deklaron se Irani nuk do të dorëzohet përballë presionit të SHBA-së edhe nëse bombardohet.

Në një ceremoni për përkujtimin e luftës Iran-Irak të 1980-ës, Rouani tha se Irani tani përballet me një sulm më kompleks se çdo gjë tjetër që kishte hasur më përpara.

Ai tha se “Fushata e presionit të SHBA kundër Teheranit përbën një sulm ndaj mirëqenies dhe kushteve të jetesës së popullit tonë”.

“Ne kemi nevojë për rezistencë, kështu që armiqtë tanë ta dinë se nëse bombardojnë tokën tonë dhe nëse fëmijët tanë martirizohen, plagosen ose arrestohen, ne nuk do të heqim dorë nga synimet tona për pavarësinë e vendit tonë dhe krenarinë tonë”, tha Rouhani.

Presidenti i Iranit tha se kultura e “vetë-sakrificës” duhet të përcaktojë rrugën e vendit përpara. Sipas tij, Teherani ende mund “të mposhtë” SHBA-në si dhe aleatët e tyre në Lindjen e Mesme, përfshirë Izraelin.

Më herët gjatë ditës së djeshme, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, tha gjithashtu se të rinjtë iranianë do të ishin në gjendje të shihnin rrëzimin e Uashingtonit dhe Tel Avivit.

Deklaratat e forta erdhën në mes të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit, të cilat kanë përshkallëzuar në mënyrë dramatike që nga maji i vitit të kaluar, kur Presidenti Donald Trump tërhoqi Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore me Iranin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *