Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka rinisur aksionin në zonën e Krujës, për prishjen e gropave të paligjshme të gëlqeres.
Sikurse bën me dije IKMT, në dy ditë janë prishur dhjetë gropa gëlqeresh: “IKMT prej dy ditesh ne zonen e Krujes ne aksionin per prishjen e furrave te paligjshme te gelqeres. Deri tani jane prishur dhjete te tilla, mes tyre disa te rindertuara pas aksionit te IKMT para pak javesh”
Këto gropa gëlqeresh, i kishin shpëtuar ndërhyrjes së rreth një muaji më parë, kur nën drejtimin e Ministrit të Mjedisit u shembën 26 të tilla dhe 12 gurore.
Tre furra të tilla gëlqejere u shemben këtë të enjte në fshatin Halil të Krujës, shtatë të tjera në Borizanë.