Vendosni fjalën kyçe....

“Serbia do marrë masa ndaj taksës së Prishtinës pas Samitit të Parisit” – Vuçiç


Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka deklaruar se Serbia i ka gati kundërmasat ndaj Kosovës, por ato do hynin në fuqi pas Samitit të Parisit që do mbahet në muajin korrik.

Kreu i shtetit serb i bëri deklaratat gjatë takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe në Beograd, ku ndër të tjera i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të parandalojë arrestimin e serbëve në Kosovë, shkruan Lajmi.net.

“Kemi bërë gati masa. Do të shikojmë nëse godasin serbët në Kosovë, sepse bëhet fjalë për masa shumë të ashpra. Nuk do të marrim vendime deri në përfundim të takimit në Paris”, tha Vuçiç.

Sipas Vuçiçit, në Paris, Beogradi do kërkojë sërish pezullimin e taksës 100% ndaj mallrave serbe, parandalimin e rezolutës për gjenocid si dhe do diskutohet formimi i ushtrisë së Kosovës, një veprim të cilin Beogradi zyrtar e ka kundërshtuar me forcë.

“Kemi planifikuar masa të rrepta por nuk do të vendosim për to deri pas përfundimit të takimit në Paris. Ata që mendojnë se në Paris do të ketë diskutime, e kanë gabim, nuk do të ketë kurrfarë diskutimesh derisa nuk e heqin taksën. Mund të bisedojmë për motin e mirë por për statusin e Kosovës nuk do të ketë diskutime, deri në heqjen e taksës”, këmbënguli ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *