Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim bombe brenda xhamisë në Pakistan, vriten 2 besimtarë (Video)


Të paktën dy persona u vranë dhe një duzinë të tjerë u plagosën pasi një bombë shpërtheu brenda një xhamie gjatë namazit të së premtes në Quetta të Pakistanit, raportojnë mediat lokale.

Administrata e xhamisë u tha gazetarëve se gjatë incidentit kishte rreth 30 deri në 40 vetë brenda ndërtesës.

Bomba ishte fshehur pranë vendit të faljes në Xhaminë e Rehmanisë, tha radioja shtetërore, duke cituar burime të policisë.

Zëvendës-inspektori i policisë tha se tre të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Mes të lëduarve kishte gra e fëmijë të cilët janë dërguar me shpejtësi në spital për trajtim.

Shefi i Balochistanit, Jam Kamal Khan, e ka dënuar incidentin dhe ka urdhëruar të nisin një hetim.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *