Vendosni fjalën kyçe....

“Tepelena është mbushur me kanabis, mbrohen nga kryetari i Bashkisë”-Denoncimi te Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë denoncimin i cili prezantohet si oficer policie, duke pretenduar se Tepelena është e mbushur me kanabis dhe se parcelat mbrohet nga kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.

Sipas tij, para tre ditësh janë asgjësuar 17 mijë rrënjë kanabis por policia raportoi vetëm 300 rrënjë.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi dr., jam polic i antidrogës Tepelena është e mbushur me parcela kanabisi ,para tre ditësh policia ne Tepelene ka asgjësuar 17 mije rrënjë kanabis ne dhe ka bere njoftim për shtype për 300 rrënjë , e gjithë sasia është e Termet Pecit. Nga burim i sigurte është e gjithë zona e Tepelenës është plote me parcela ne mbrojtje nga Termet Peci. Kjo situate sipas informacioneve është ne gjithë territorin e Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *