Vendosni fjalën kyçe....

Theresa May mes lotësh, zbulon datën kur do japë dorëheqjen (Video)


Pas presionit brenda partisë së saj, kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar se do të japë dorëheqjen si udhëheqësja e Partisë Konservatore më 7 qershor, duke hapur rrugën dhe për garën për një kryeministër të ri.

Në një deklaratë emocionale dhe mes lotësh, ajo tha “kam bërë më të mirën time për të nderuar rezultatin e referendumit të 2016-ës për BE-në.”

Ajo shtoi se do t’i ngelet peng fakti që nuk mundi ta çojë procesin e Brexit deri në fund. Sikurse shkruan “BBC“, May tha se ajo do të vazhdojë si kryeministre, ndërkohë që zhvillohen zgjedhjet për udhëheqjen konservatore.

Kryeministrja May do të japë dorëheqjen si kreu i konservatorëve më 7 qershor dhe gara për liderin  e ri do të nisë javën në vijim.

Theresa May është përballur me një reagim të ashpër nga deputetët e saj, kundër planit të saj të fundit për Brexit.

Madje të hënën, kryetarja e Dhomës së Lartë të Parlamentit Britanik, Andrea Leadsom, dha dorëheqjen duke e quajtur referendumin e dytë të propozuar nga May, një propozim të rrezikshëm.

 “Unë nuk besoj se qasja jonë do të japë rezultatin e referendumit,” shkroi Leadsom në letrën e saj të dorëheqjes.

Leadsom deklaroi se shansi për një referendum të dytë për Brexit, i ofruar nga May për deputetët që të bien dakord për të mbështetur ligjin e marrëveshjes së tërheqjes është “i rrezikshëm” dhe mund të cënojë bashkimin e tyre.

Dorëheqja e Leadsom është dorëheqja e 36-të nën udhëheqjen e May-t dhe e 21-ta përsa i përket mënyrës së si kryeministrja po e trajton Brexit./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *