Petrit Vasili ka komentuar letrën e tretë publike që kryeministri Edi Rama i dërgoi kreut të opozitës Lulzim Basha.
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, thotë se Rama i shkruan çdo ditë nga një letër vetes sepse nuk ka njeri që t’i shkruajë.
Madje me ironi i sugjeron të shkrujaë tre letra në ditë, pasi përgjithësisht ështu merren dhe ilaçet.
“Edi Rames s’ka kush ti shkruaje!! Edi Rama i shkruan perdite nga nje leter vetes. Gjynah vertet, qe shkruan kaq pak. Nje leter ne dite s”eshte asgje. Se paku tre letra ne dite duhet te shkruaje,se pergjithasisht keshtu merren edhe ilaçet ne mengjez ne dreke dhe ne darke. Por tharja e rrenjeve te mendimit ka bere qe edhe korteksi i trurit ti thahet,ndaj per nje tru te thare e te atrofizuar edhe nje leter ne dite nuk eshte pak bile eshte shume… Ndonje truthare me keq se ai vete i ka thene me shume dashuri “shkruaji nga nje leter perdite shefo”.
Dhe Edi e ben,se ju kam thene kaq here qe ai ben cfare i thone se vete nuk mendon. Dhe ata vazhdojne ta tallin….e tallin keq….e tallin rende. Asnje nuk i pergjigjet,asnje nuk harxhon asnje sekonde kohe me të,asnje nuk i hedh veshtrimin,e konsiderojne “te vdekurin, qe ecën”!! Dhe ne fund mbetet vetem që….Edi Rames s’ka kush ti shkruajë!”, shkruan Vasili.
Kryeministri Edi Rama i ka nisur letrën e radhës publike kreut të PD-së Lulzim Basha, ku komenton përgjigjen e këtij të fundit. Sipas Ramës, në përgjigjen e tij Basha ka thënë gjysmë të vërteta. Duke e sulmuar kryetarin e opozitës, Rama i kërkon sërish të rikonsiderojë kërkesën e tij për dialog duke shtuar se është akoma në pritje.