Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi-Spiropalit: Ke hallin e karriges së “Skënderbeut”, koha e të korruptuarve ka mbaruar


Ish-deputetja Albana Vokshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj Ministres për Parlamentin Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit deklaroi se zgjedhjet nuk mund të shtyhen përtej 30 qershorit.

Sipas Vokshit, ministrja Spiropali flet me gjuhë urrejtjeje dhe përçarje, pasi vodhi te Doganat dhe se qëllimi i vetëm i saj është që të vazhdojë të vjedhë, bashkë me Edi Ramën. Ajo bën thirrje që shqiptarët të protestojnë nesër masivisht, për ta përmbysur kastën në pushtet.

Postimi i plotë:

Elisa Spiropali që habiti dhe anglezet e Croën Agents me vjedhjen në dogana, e për pak muaj punë në dogane siguroi pasuri për disa breza, ka hallin e karrikes së Ramës dhe pasurisë së saj.

Ndaj përdor gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes ndaj kujtdo që i rrezikon pushtetin Skënderbeut të saj. Duan që njerëzit të heshtin e të rrinë urtë që Rama të vazhdojë të vjedhë paratë, pronat, zgjedhjet, të kontrollojë cdo pushtet së bashku me kriminelët.

Por i kanë bërë llogaritë gabim. Mbi 60% e shqiptarëve refuzojnë modelin e dhunës, konfliktit, përçarjes. Mbi 60% e shqiptarëve duan që zgjedhjet të shtyhen, duan zgjedhje të reja, të lira e të ndershme! Dhe kauza e tyre është beteja jonë, për të cilën do luftojmë deri në fund e do bëjmë çdo sakrificë.

Ndaj nesër, në 25 maj, të protestojmë masivisht, para Kryeministrisë, për t’i thene Edi Ramës se koha e të korruptuarve si ai, Elisa, Damiani, Beqaj, Ahmetaj, Dako, se koha e krimit dhe kriminelëve ka mbaruar!

Nesër, në 25 Maj, të protestojmë për një Shqipëri të lirë, me drejtësi të pakapur, ku Elisa e të ngjashmit të saj të korruptuar e të krinimalizuar të të mos bëjnë ligjin, por të përgjigjen para tij.

Nesër, në 25 Maj të protestojmë për një Shqipëri demokratike ku të reapektohen të drejtat ligjore e kushtetuese. Të protestojme për një Shqipëri si gjithë Europa.

Ne nuk e dorëzojmë demokracinë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *