Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet ish-kryetari i Komunës së Shalës


Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të shpallur në kërkim, njëri prej të cilëve rezulton se është ish-kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj.

Ai ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e Shkodrës me 2 vite e 8 muaj burg, pas akuzave për “shpërdorim detyre”.

Personi tjetër është një 36-vjeçar me inicialet Z.M, i cili ishte dënuar nga gjykata me 1 vit burg për dhunë në familje.

DETAJET E POLICISË

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Z. M., 36 vjeç, banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, nr. 124 datë 07.02.2019, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *