Vendosni fjalën kyçe....

Asteroidi gjigant pritet të kalojë pranë Tokës, konsiderohet “potencalisht i rrezikshëm”


Një asteroid potencialisht i rrezikshëm, aq i madh sa që ka hënën e vet, do kalojë pranë Tokës, me shpejtësi rreth 48,000 kilometra në orë. Lajm i mirë është se pritet të kalojë në mënyrë të sigurt, rreth 5 milionë kilometra prej nesh.

Asteroidi 1999 KW4 u zbulua për herë të parë dy dekada më parë. Ai orbiton Diellin një herë në çdo 188 ditë, duke kaluar në mes të orbitave të Venusit dhe Tokës dhe do kalojë pranë planetit tonë në orët e para të së dielës.

Klasifikuar si Objekti pranë Tokës, asteroidi i gjerë prej 1.5 kilometrash pritet të zhvendoset nga Toka pa shkaktuar ndonjë dëm, edhe pse Qendra e Planetit Minor e ka etiketuar atë “potencialisht të rrezikshëm”. Hëna shoqëruese e saj është rreth gjysmë kilometri e gjerë.

Megjithëse nuk është e dukshme për syrin e lirë, astronomët e pajisur me teleskop do të kenë mundësinë që ta shohin atë. Në pikën më të afërt të Tokës, asteroidi do të jetë rreth 13 herë sa distanca midis planetit tonë dhe Hënës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *