Kreu i PD-së, Basha, ka folur para dhjetëra mijëra protestuesve të mbledhur në bulevardin Dëhmorët e Kombit.
Kryedemokrati tha se kjo është protesta më e madhe që ka parë ndonjëherë vendi ndërsa theksoi se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në plotësimin e misionit të saj që është largimi i Edi Ramës dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.
“Mirë se keni ardhur nga Shqipëria në këtë bashkim historik. Kjo është fitorja e betejës sonë për Shqipërinë si gjithë Europa. Këtë shesh e ka pushtuar oqeani i pandalshëm i sovranit. Janë bashkuar zemrat e shqiptarëve. Është mbushur ky shesh me kurajon, me vendosmërinë, me lirinë e shqiptarëve. Ky është mesazhi, ky është vizioni që i ka bërë shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt. Nuk do pranojmë asgjë tjetër veç standarteve të Europës, parimeve të Europës. Nuk ka në Europë asnjë kryeministtër që të vjedhë zgjedhjet dhe të mos largohet. Nuk ka politikan në Europë që ta mbushë grupin e tij parlamentar me kriminelë, trafikantë, vrasës.
Ky është mesazhi i sovranit tash 3 muaj qëndresë, protestë, përtej dallimeve partiake, dallimeve krahinore. Të gjithë për të larguar shkaktarin e krizës së thellë. Njeriun që me pushtetin e tij futi kriminelët në parlament. Njeriun që për pushtetin e vet kapi prokurorinë e gjykatat, që kapi prokurorinë e shkatërroi Gjykatën Kushtetuese.” – tha Basha.