Vendosni fjalën kyçe....

Basha shpalos para shqiptarëve ofertën e PD-së për qeverisje, mesazhet që dha


Gjatë fjalës së tij para qyterarëve që kanë pushtuar bulevardin, Basha, shpalosi ofertën e opozitës së bashkuar për shqiptarët. Basha theksoi se opozita ka një platformë të qartë për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë shumëdimensionale që ka kapur vendin.

Ai tha se PD dhe qeverisja e saj do çlirojnë ekonominë nga oligarkët, do i japin fund krimit në vend dhe bashkëpunimit të tij me politikanët, do çlirojë drejtësinë nga kapja.

Më tej ai tha se shqiptarët do kenë të drejtën e referendumit për vendimet madhore që kanë të bëjnë me interesat e tyre dhe me ato kombëtare si dhe shpalosi planin për mjekësinë, arsimin, bujqësinë e sistemin zgjedhor.

“Referendum popullor si e drejtë e patjetërsueshme, çlirimi i ekonomisë nga oligarkët, ndalimi i koncesioneve, paketë masash për t’i dhënë fund krimit në Shqipëri, drejtësi e pakapur dhe e barabartë për të gjithë shqiptarët, sistem zgjedhor i drejtë dhe i kapapur. Këto vendime do i marrim bashkë me ju. Asnjë hap pas. Rama ik.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *