Dhjetëra mijëra qytetarë kanë nisur të grumbullohen para kryeministrisë në atë që opozita ka thënë se do jetë protesta më e madhe që ka parë ndonjëherë Shqipëria.
Ndërkohë Partia Demokratike ka publikuar shifrat e qytetarëve që pritet të mbërrijnë në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e ditës së sotme.
Sipas shifrave të bëra publike nga selia blu janë më shumë se 62 mijë protestues, që po vijnë në Tiranë nga rrethet për të marrë pjesë në protestë.
Burime nga PD bëjnë të ditur se “pavarësisht presionit të policisë, ndalimeve të shumta të protestuesve, të gjobave ndaj autobusëve, prania e qytetarëve pritet të jetë madhështore”.
Qarku Shkodër – 9450 qytetarë
Qarku Lezhe – 7300 qytetarë
Qarku Kukës – 3800 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9800 qytetarë
Qarku Elbasan – 8100 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 5600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë
Qarku Korçe – 4700 qytetarë