Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e tij merr përsipër çështjen e parë kundër ISIS, George Clooney ka frikë për sigurinë e fëmijëve


Aktori i njohur amerikan George Clooney, ka frikë se familja e tij ndodhet në rrezik pasi gruaja e tij Amal e cila është avokate, ka marrë përsipër çështjen e parë kundër ISIS.

“Daily Mail” shkruan se Amal do të përfaqësojë 23-vjeçaren Nadia Murad, e cila thotë se është kapur nga luftëtarët e ISIS në 2014. Por që kur ajo mori përsipër rastin, burri i saj thotë se familja ka “probleme të vërteta” përsa i përket përditshmërisë së tyre. Dhe ai nuk dëshiron që fëmijët e tij të kthehen në ‘objektiva’.

Në një intervistë për podcastin ‘Aëards Chatter’ të Scott Feinberg, Clooney tha: “Gruaja ime do të marrë çështjen e parë kundër ISIS në gjykatë. Ne kemi shumë probleme. Probleme të vërteta mbi sigurinë që ne duhet të ndeshemi në baza ditore.

Ne nuk duam që fëmijët tanë të jenë objektiva kështu që ne duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj. Por ne gjithashtu jetojmë jetën tonë, nuk fshihemi në qoshe “.

Znj. Clooney do të përfaqësojë zonjën Murad, një grua Yazidi e cila thotë se ajo ishte rrëmbyer nga ISIS në 2014-ën dhe ishte trafikuar si skllave seksi. Shpresohet se rasti i saj mund të dërgohet në Hagë, ku ata që e kapën atë mund të vihen para drejtësisë.

Amal Clooney ka folur vetë për “Today Show”, për frikërat e saj kur vendosi të çojë çështjen në gjykatë.

“Kjo është diçka që e kam diskutuar me burrin tim para se të marr përsipër diçka të tillë. Ne jemi të vetëdijshëm për disa nga rreziqet“, i tha ajo Cynthia McFadden.

“George e takoi Nadian gjithashtu dhe mendoj se ai u prek për të njëjtat arsye. Ai kuptoi, dua të them, se kjo është puna ime. Unë mendoj se një nga mënyrat për të ndërmarrë veprime është që të vë në dukje brutalitetin e tyre dhe korrupsionin e tyre, dhe pjesërisht kjo mund të bëhet përmes sprovave“, shtoi avokatja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *