Nuk ka shumë shpresa që Julian Assange t’i jepet një gjykim i drejtë në duart e sistemit gjyqësor amerikan, sipas ish-analistit dhe informatorit të CIA-s, John Kiriakou.
Në një prononcim për “Russia Today”, Kiriakou tha se Assange mund ta kalojë gjithë pjesën tjetër të jetës në burg.
Vetë Kirikaou u dënua me 30 muaj burg pasi u deklarua fajtor për zbulimin e emrit të një oficeri të përfshirë në praktikimin e tektikës së “waterboarding”, një teknikë e marrjes në pyetje që simulon përvojën e mbytjes, ku një person lidhet me kokë poshtë me gojë dhe hundë të mbuluar, ndërsa sasi të mëdha uji i derdhen mbi fytyrë.
Çështja e tij u trajtua nga e njëjta Gjykatë në Qarkun e Virxhinias, që mund të trajtojë çështjen e Assange.
Departamenti amerikan i Drejtësisë shtoi dje 17 akuza të reja kundër Assange sipas ligjit të spiunazhit, një dokument i epokës së Luftës së Parë Botërore që kur u miratua kishte për qëllim ndjekjen e spiunëve gjatë kohës së luftës.
Assange u bë gazetari apo botuesi i parë që akuzohet sipas ligjit shekullor dhe tani përballet me deri në 170 vjet burg.
Sipas Kiriakou, Assange nuk duhet të shpresojë në paanshmërinë e gjykatës në rastin e tij: “Ata do të përpiqen ta bëjnë shembull Julian-in. Ai është akuzuar në Qarkun Lindor të Virxhinias. Gjyqtarja e tij, ka qenë dhe gjyqtarja ime dhe ish-gjykatësja e Snoëden dhe gjyqtarja e Jeffry Sterling.”
“Ajo është një gjykatëse e ashpër. Ajo nuk do t’i japë atij një gjykim të drejtë. Është e pamundur që Julian të marrë një gjykim të drejtë në Rajonin Lindor të Virxhinias.”, tha më tej Kiriakou.
Duke folur nga përvoja e tij në të njëjtën gjykatë, Kiriakou argumentoi se do të përpiqen t’i japin atij sa më shumë vite që munden, që do të thotë një “dënim prej 30-40 vjetësh”.
E vetmja rrugë që ia vlen të tentohet sipas tij, është të protestojë ndaj kushtetutshmërisë së Aktit të Spiunazhit, në Gjykatën Supreme të SHBA-ve.
VINI RE: Ky artikull është pronësi intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al