Këshilltari i CDU-së, Martin Henze ka vlerësuar presidentin e Republikës Ilir Meta, pas qëndrimit të tij të djeshëm lidhur me krizën politike.
“Garancia e rendit kushtetues, siguria publike, stabiliteti i vendit dhe zgjedhjet demokratike, të lira dhe të drejta, janë parimet kushtetuese që mbizotërojnë mbi çdo aspekt tjetër formal, duke përfshirë rishikimin e ditës së zgjedhjeve.”, kjo është fjalia që presidenti Meta shkruan në “Twitter” dhe që zyrtarit gjerman i ka bërë përshtypje.
“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, urime”, komenton Henze.
Ditën e djeshme Meta tha se ishte i gatshëm të ndryshonte datën e zgjedhjeve, për t’i dhënë fund krizës politike në vend. Po ashtu ai tha se nëse konsiderohej e nevojshme, ishte i gatshëm të hiqte dorë nga mandati i tij si president.